Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili është emëruar sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, e cila dje ka zgjedhur kryesinë e re të partisë. Ismaili e ka falënderuar PDK-në dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli për besimin e dhënë ndaj tij. “Lidershipi i ri i PDK-së ofron garanci se, për dallim prej partive tjera, përkushtimi ynë për vendin nuk lidhet me pozitën politike, por me idealin që PDK-ja e mbron që nga themelimi i saj, e që është ndërtimi dhe forcimi i shtetit të Kosovës. PDK, si një shtëpi ku gërshetohen vlerat e luftës dhe të lavdisë historike me vizionin dhe planet për të ardhmen e ndritur të Republikës sonë, mbetet adresa më e sigurt dhe më e qëndrueshme për qytetarët dhe shtetin”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …