Një javë pas komisionerit për zgjerimin, Shqipërinë e viziton sot Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Ai do të takojë kryeministrin Rama dhe më tej do të udhëtojë drejt Shkupit. Vizita e Michel në Shqipëri vjen para zhvillimit të konferencës së Donatorëve për Shqipërinë dhe vendimit për negociatat. Siç konfirmohet edhe nga agjenda zyrtare, kreu i Këshillit Michel, do të takohet në orën 12:50 me kryeministrin Edi Rama dhe më pas të dy zyrtarët do të kenë një konferencë për shtyp. Kjo vizitë e kreut të Këshillit vjen një javë pas asaj të Komisionarit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Janari dhe shkurti janë muaj të rëndësishëm për institucionet e Bashkimit Europian dhe vendet kandidate. Në Bruksel po përgatitet metodologjia e re e zgjerimit, e vendosur si kusht nga Franca për të miratuar fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …