leoni

Richard Grenell: Serbia duhet ta ndalë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, Prishtina duhet ta heq taksën

Richard Grenell: Serbia duhet ta ndalë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, Prishtina duhet ta heq taksën

I dërguari i posaçëm i kryetarit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pas takimeve që mbajti sot në Prishtinë, ka vizituar edhe Beogradin. Në takim me kryetarin serb,  Aleksander Vuçiq, Grenell tha se Trump është krenar me përfshirjen e SHBA-ve në ekonominë serbe. Grenell tutje tha se në këtë regjion ka ardhur që t’i dalë në ndihmë Kosovës dhe Serbisë në përpjekjet e tyre për progres. Ai foli edhe për marrëveshjen për linjën e fluturimeve, teksa ripërsëriti se taksa duhet të hiqet. Grenell nuk la pa përmendur edhe fushatën e Serbisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, për të cilën tha se duhet të ndalet, ndërkaq që më heqjen e taksës normalizohet edhe lëvizja e lirë. Në këtë formë, Grenell tha po ashtu se ai do ta përcjell energjinë që mbizotëron në SHBA, dhe çështjet politike duhet të lihen anash për t’u fokusuar tek ekonomia dhe avancimi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …