Kryetari serb Aleksandër Vuçiq tha pas takimit me emisarin e Amerikës në bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, se në marrëdhëniet Beograd-Prishtinë nuk ka bisedime të lehta, por ai ishte mirënjohës që Grenell i kuptoi nevojat e Serbisë. Vuçiq theksoi se nuk e pranon shenjën e barazisë midis tërheqjes së njohjes dhe tarifave të Kosovës. “Kemi biseduar edhe për atë që e quajnë fushatë kundër njohjeve të Kosovës. Për ne është e rëndësishme dhe disa herë i kemi ofruar Kosovës marrëveshje që të pushohet aplikimi në pranim në organizata ndërkombëtare në mënyrë që të ndalojë angazhimi ynë, por ata vazhdimisht e kanë refuzuar”, ka deklaruar Vuçiq.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …