Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: I dërguari Grenell në kërkim atuje

Çfarë nënkupton shprehja “atmosferë e mirë për zhvillim ekonomik”?

Peta e lakrorit që z. Grenell hoqi në Prishtinë me deklaratën e tij se kërkesa për linjën ajrore Prishtinë-Beograd ishte e “komunitetit të biznesit” serb dhe pastaj e plotësoi me atë të dy komuniteteve biznesore, pra edhe atij kosovar, na bënë me dije se tashmë po flitet për integrime interesash, meqë sikur e dimë interesat shqiptare qoftë biznesore, kulturore, politike e të sigurisë janë vetëm integrime shqiptare në rend të parë, pastaj euroatlantike. Më tutje, ai tha se është këtu pikërisht për të takuar komunitetin e biznesit për të parë se cilat janë kërkesat e reja të kësaj agjende integruese për të ndihmuar të shkohet drejt zhvillimit ekonomik. Orientimi integrues i ekonomive të Kosovës dhe Serbisë duke folur pak apo aspak për politikën e me shumë apo krejt për ekonominë harrohet se ky ishte pikërisht fokusi veprues paspolitik i Millosheviqit. Kjo ishte baza fundore pushtuese serbe që rodhi si detyrë e një projekti, i cili për t’u realizuar filloi me suprimimin e autonomisë së Kosovës në ish Jugosllavi. Integrimi ekonomik i hapsirës, të cilën Serbia e konsideron të sajën ku bënë pjesë edhe Kosova si gjeografi, është ide e kahmotshme në planet e saj pushtuese.

Shqiptarëlt nuk e duan integrimin as zhvillimin me Serbinë e që vie përmes saj? Përfaqësimi i Komunitetit të Bizneseve edhe mund ta dëshiroi këtë, sepse ne kemi mjerisht akoma nostalgjikë të ish pushtuesit dhe sikur na ka ndodhur nga të tillët para dy tre vitesh një panair qe organizuar vetëm me ndërmarrje të Serbisë. Ky orientim serb i ndonjë përfaqësuesi të ndonjë ode së bizneseve nuk është edhe dëshira apo realiteti Kosovar sot. Kjo mbetje serbe fatkeqësisht nuk është luftuar asnjëherë sepse nuk ka vepruar shteti ligjor. Për të tilla veprime kudo edhe në shtetet më demokratike përfundohet në burg për tradhëti ndaj shtetit.

Z.Grenell mund të jetë informuar gabimisht për këto tendenca nga ndonjë përfaqësues i bizneseve të Kosovës që ka orientim serb dhe po i shkuaka një axhende të gabuar integruese. Ai duhet të kuptoi se Kosova nuk është në mesvitet mars ’89 – marsh ’99 të shekullit të kaluar, kur ishte nën pushtimin klasik të Serbisë dhe Millosheviqit.

Është lënduese kjo shtysë e z.Grenell, pas gjithë atij gjenocidi serb të ushtruar mbi Kosovën ku kasapi i ballkanit Millosheviq qe vet shprehja e planeve të shtetit serb, prej ku nuk do dilnim pa ndihmën e SHBA-së, pikërisht vendit nga ku vjen ambasadori!

Veçanarisht është e dhimbshme heshtja miratuese e politikës sonë. Heshtje kjo, e cila edhe mund të bëhet sfida e ardhshme! Gjenerata e re e lindur në liri nuk do e pranojnë pushtimin ekonomik në emër të zhvillimit të Kosovës nën petkun e integrimeve dhe bashkëpunimit eknomik. Nëse këto veprime nuk ndalen, vendi ynë do detyrohet të mbrohet nga kjo djallëzi! Veprimet mbrojtëse janë ngjashmëri me Taksën 100% dhe si të tilla ato do keqkuptohen nga miqtë tanë ndërkombëtar. Ai keqkuptim mund të shëndrrohet në terrin e rajonit për dekadat e ardhshme.

Andaj, politika jonë duhet të jetë më e mençur dhe duhet të kuptoj se heshtja e sotme është fatkeqësia e nesërme. Të mësuarit nga gabimet e së djeshmes është garancë se e ardhmja do bëhet më e mirë, në të kundërtën, kur e keqja përsëritet gjithmonë vie me thellësi më të mëdha.

Oportuniteti i politikës Kosovare ndaj zhvillimeve antishqiptare në ish Jugosllavi e pat bërë gjendjen tonë përfshi edhe çlirimin më tragjik. Ky mësim që vie nga historia, na thirrë në kujdes të shtuar!

Mjafton ta fokusojmë vëmendjen në dy tre elementë që i potencon z: Grenell në përgjigjen që i dha shtypit vendor në pyetjen e tij:

Cila është arsyeja kryesore e ardhjes tuaj  në Kosovë?

“ Arsyeja kryesore e ardhjes sime në Kosovë është sepse kemi pasur  negociata shumë të suksesshme për të pasur fluturimet e para pas 21 vjetësh. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse një ide e tillë ka ardhur nga komuniteti i biznesit në Serbi dhe Kosovë. Liderët e biznesit në Kosovë kanë kërkuar një gjë të tillë. Nuk e di nëse mediat kanë raportuar për një gjë të tillë, sepse kemi prirje të fokusohemi vetëm në përplasjet politike. Një ide e tillë ka ardhur nga dy komunitetet e biznesit. Dhe qëllimi i vizitës sime këtu, është që do të takohem me një numër të madh biznesesh këtu në Kosovë dhe në Serbi. Dua të dëgjoj se cila është ideja e radhës, çfarë duhet të bëjmë tjetër për të lëvizur përpara. Çfarë mund të bëjmë tjetër për të sjellë termocentrale për të sjellë industrinë e madhe të radhës. Unë besoj se nëse mundemi të krijojmë një atmosferë të mirë rreth zhvillimit ekonomik, atëherë njerëzit më pak do të shqetësoheshin më pak për përplasjet politike dhe kjo dërgon një mesazh të fuqishëm për politikanët që duhet të punojmë për krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik”, ka shtuar Richard Grenell.

                                                                                                 /GazetaExpress/

Z.Grenell thotë të mos kishte dinte nëse opinioni ishte në dijeni të materjes së bisedimeve dhe marrëveshjeve. Ai si profesionist që është na befason që nuk ka dijeni për terrin informativ që mbretëron te ne për sa i takon bisedimeve me Serbinë apo për Kosovën. Ai e potencon si të parë kërkesen e biznesit serb dhe pastaj e relativizon këtë me plotësimin se edhe biznesi kosovar e paska kërkuar linjën ajrore Beograd-Prishtinë. Z.Grenell mbase ia ka mësyer të dal diku tjetër,, meqë është jo vetëm pak, por është hiq e besueshme se linja ajrore Beograd-Prishtinë ndihmon apo hendikepon mardhënjet ekonomike Kosovë- Serbi!

Diplaomat të tillë pa njohje dhe pa sens vështirë të vijë në rajonin tonë herë tjetër! Mu për këtë gjithçka që buron nga iniciativa të tipit Grenell duhet pa si rreziqe të mundshme, jo pse z.Grenell nuk është mik i Kosovës, por se ai nuk vepron politikisht as gjeopoilitikish për sa i takon Kosovës. Atij i duhet suksesi ku pak kanë rëndësi gjithë ato që rëndojnë mardhënjet Kosovë-Serbi. Kosova nuk i duhet Grenellit për zgjidhje, ajo i duhet për t’i shërbyer si aset në pozicionimin e tij në një të ardhme pas shtatorit kur fushata presidenciale piketon të ardhmen e figurave në shtëpinë e bardhë.

Ky improvizim pra, mëton shtigje tjera. Sado që politika sot nuk i thotë e nesërmja do i zbardhë. Nënshkrimet e tipit “Alla Rugova” ku ai nënshkruante si person dhe qeveria serbe si institucion, duket se janë model i aplikuar i kësaj marrëveshjeje eterike. Komuniteti i shpikur i biznesit në emër të cilit manipulohet është skuta transparente e kurdisur për t’u bërë e pranueshme politika. Marrëveshja është e keqe dhe politika për këtë nuk po ngarend t’i merr meritat edhe pse kushdo me dy fije mend në kokë e di se shteti marrëvesh.

Kjo dëshmon se z.Grenell nuk i duhet zgjedhje për ti mbyllur çështjet, por marrëveshje për të promovuar pompozitet.

 Ai nuk e ka të qartë çka nënkupton termi “Atmosferë e mire për zhvillim ekonomik”.

I dërguari Grenell përmendi termocentrale dhe industri të madhe. Çka nënkupton ai me “atmosferë e mire për zhvillim ekonomik” për këto termocentrale dhe për këtë industri të madhe? Pse kërkohet ky identifikim interesash të përbashkëta të bizneseve për zhvillimin ekonomik duke ndarë dallimin politik? Kjo trajtesë harmonizimi interesash të përbashkëta si trupë e përbashkët duke lënë anash politikën dhe dallimet Kosovë-Serbi, nga ana e të dërguarit të posaçëm përbënë paçartësi dhe si e tillë duhet të lexohet nga politika jonë, e cila duhet ta thotë me zë, se: Ekonomia jonë nuk guxon të kalkulohet në terma zhvillimor e varur nga raportet e saj me ekonominë serbe as në politkat afatgjata e lëre më në këto afatshkurtëra, të cilat në fakt edhe nuk duhet të egzistojnë fare. Një ekonomi ndërvepruese me fqinjët duke përjashtuar Serbinë e bënë Kosovën funksionale për zhvillimin dhe gjeopolitikën si dhe për integrimet rajonale e më gjerë.

Sikur t’I spjegohej se Kosova dhe Serbia janë identitete të ndryshme shtetërore, besoj se do ta përmirësonte të shprehurën e vet konfuze!

Marrëveshja e madhe Kosovë-Serbi, të cilën do ta donte Presidenti Trump deri në shtator të këtij viti edhe për efekt zgjedhjesh që po afrojnë në SHBA është e vështirë të arrihet. Ashtu sikur e ka udhëhequr dialogun Bashkimi Europian në këto vite, duke e shpërndarë në teknicitete krejt të imta, nga tema në temë me çka ka rezultuar një Serbi vendimarrëse për çështjet e brendshme të Kosovës, është krejt e vështirë të arihet marrëveshja në kaq pak kohë, dhe aq më pak është e mundur kur kemi parasysh se Serbia  përdoret edhe nga gjeopolitika Ruse.

Ashtu sikur po shkojnë punët taksa nuk do duhej të barazvlerësohej vetëm me tërheqjen e Serbisë nga lobimet antinjohje të Kosovës. Serbia duhet të kuptoj se është jashtë Kosovës jo vetëm si realitet ekonomik, por edhe si realitet gjeografik. Pa këtë të kuptuar, ajo nuk do bëhet pjesë e zgjidhjeve të mira të rajonit.

Pikërisht ky realitet I shtrembëruar gjeografik, I cili e ka shtyrë Serbinë në gjenocide të një pas njëshme ndaj shqiptarëve dhe jo vetëm përgjatë historisë, ka bërë që ajo të jetë zgjeruar aq fort në dëm tonin. Ky është dimenzioni të cilin z.Grenell nuk po e konsideron dhe bënë sikur nuk i intereson, meqë ai beson se ne në rajon duhet të shohim përpara. Ai haron se rajoni po vdes me të kaluarën në gji, prej ku serbët janë agresorët historik.

Kuptimi gjeografik i mardhënjeve Kosovë-Serbi do të mbahet zgjuar e në shpresë me këtë qasje të gabuar të z.Grenell. Duke tentuar atmosferë të mirë të përbashkët për zhvillimin ekonomik dhe duke e shtyrë fatin e poltikës për rrafsh të parëndësishëm, apetitet serbe thirren në shpresë e durim. Janë qindra vjet që serbët thirren në histeri nga mitologjia e tyre për t’u shëndrruar kështu sikur janë sot kasapët e ballkanit.

Kjo fantazmë e së shkuarës nuk duhet të përgëdhelet, edhe pse mund të jetë bërë pavetëdijshëm nëpër prodhimin e një sharlatanizmi, I cili domosdo përlindet nga sjellja mbuluese me focus ekonomik e të emëruarit Grenell. Ai është në një mission tjetër dhe sa më herët që ta kuptoi se maskimi është një dëm që në rajonin tone sjell vetëm armiqësi.

Çështjes së Kosovës, kur kemi të bëjmë me raportet me Serbinë, nuk duhet t’I hyhet nga dera e pasme! Z.Grenell është këtu për të ndihmuar marrëveshje paqeje dhe pranueshmërie realitetesh pikërisht gjeografike ku takojnë mëpastaj gjithë zhvilliimet tjera.

Taksa e vendosur tashmë është dëshmuar si e zonja për të mbajtur Serbinë të përmbajtur në rregulla të vëna rajonale. Ky diciplinim pozitiv do duhejt të shërbente orientim pune në detyrën e z.Grenell! Reciprociteti do duhej të bëhej gjuha e mardhënjeve Kosovë-Serbi.

Z.Grenell la shije hiq diplomatike. Efektet e vizitës së tij do t’i shohim në ditët në vijim. Të paktën ai një qëllimi ia arriti. Veshja dhe relaksi që tregoi në darkë me Presidentin Thaqi na thotë se Amerikanët mbeten brenda shtëpisë!

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …