Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabetha e Dytë, e ka nënshkruar projektligjin e parlamentit britanik për dalje nga Bashkimi Evropian. Afati për dalje i caktuar nga BE-ja, pas shumë vonesave, është data 31 janar dhe tani nuk ka më vonesa. Ligji është i përgatitur nga kryeministri Boris Johnson, i cili fitoi me një shumicë të madhe zgjedhjet e dhjetorit. Kjo edhe për shkak të qëndrimit të tij të qartë për temën e Brexitit. Britania e Madhe do të braktisë Bashkimi Evropian me datën 31 janar, në orën 23:00. Pas kësaj do të fillojë periudha kalimtare, në të cilën Brukseli dhe Londra do të dakordohen për shumë çështje me rëndësi për të ardhmen.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …