Rahoveci formon Këshillin Organizues për 17 shkurtin-Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Kryetari i komunës së Rahoveci, Smajl Latifi ka nënshkruar vendimin me të cilin ka caktuar Këshillin Organizues për 17 shkurtin-Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Bazuar në pikën 1 të vendimit këshilli do të ketë këtë përbërje: Fatmir Iska, kryesues; Bjondina Kleqka, anëtare; Avni Morina, anëtar; Afrim Dina, anëtar; Saranda Sallteku, anëtare; Qëndresa Duraku, Anëtare; Qemajl Krasniqi, anëtar; Shedat Ukaj, anëtar; Muharem Morina, anëtar; Vajdin Berisha, anëtar dhe Mats Bluck nga SHL Kosova, anëtar. Pika 2 e vendimit thotë se këshilli organizues për 17 shkurtin, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka për detyrë shpërndarjen e ftesave për grupet dhe individ të rëndësishëm, të bëjë ndarjen e mirënjohjeve, bënë seleksionimin e grupeve artistike pjesëmarrëse, të bëjë rregullimin e skenës dhe vendit ku do të zhvillohen aktivitetet, të ndërmarrë të gjitha veprimet organizative për mbarëvajtjen e kësaj feste.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit, me 1 maj shënon 35-vjetorin e Kuvendit Historik të Pajtimit të Gjaqeve “Verrat e Llukës”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, kryesuesi i Kuvendit Komunal, z. Hajdar Sutaj …