Më shumë se 220 mijë qytetarë të Kosovës kanë emigruar në dekadën e fundit, thuhet në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Kjo shifër, sipas demografëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, konsiderohen mjaft shqetësuese. Numri më i madh i qytetarëve, të cilët kanë emigruar nga Kosova gjatë periudhës 2010-2018, u shënua në vitin 2015, kur nga Kosova u larguan mbi 75 mijë qytetarë. Më pas në vitin 2016 dhe 2017, emigrimi kishte shënuar rënie, ndërsa në vitin 2018, ka pasur përsëri rritje të emigrimit, përkatësisht mbi 28 mijë persona vendosën të ikin nga vendi. Agjencia e Statistikave të Kosovës, nuk i ka të publikuara ende shifrat për vitin 2019. Në të dhënat zyrtare të emigrimit janë të përfshira emigrimi në mënyrë të rregullt dhe ai i parregullt. Vendet ku qytetarët e Kosovës kanë emigruara më së shumti gjatë viteve 2010 – 2018 janë Gjermania, Franca, Austria, Kroacia e shtete të tjera. Për periudhën 2016-2018 vlerësohet se Kosova ka humbur rreth 2 për qind të popullsisë së vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …