Grupi Parlamentar i PDK-së, nëpërmjet një komunikate për media ka shprehur indinjatë për shkruhet aty ‘karakterin parapolitik që i është dhënë Kuvendit të Kosovës, duke qenë në krye të tij ideologu i organizatës terroriste ‘Syri i Popullit’, Glauk Konjufca”. Ai ka lidhje të ngushta familjare me ish asamblistin dhe ish kandidatin për deputet të VV-së, Sadri Ramabajën, të dënuarin e ‘Syrit të Popullit’, duke heshtur, po mbron veprimtarinë e kësaj organizate terroriste, e cila krijoi lista për vrasjen e kundërshtarëve politikë dhe filloi zbatimin e saj duke bërë atentatg”, thuhet në komunikatën e Grupit Parlamentar të PDK-së. Sipas GP të PDK-së, Vetëvendsoje me heshtjen e saj, po rikonfirmon atë që PDK ka thënë vazhdimisht dhe që u vërtetua edhe në gjykatë – se “Syri i Popullit” është zgjatim i Vetëvendosjes në praktikë dhe diskurs. “PDK kërkon të ruhet fryma dhe karakteri demokratik i Kuvendit të Kosovës nga çfarëdo individi që asocohet me këtë organizatë terroriste”, thuhet në komunikatë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …