Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi i është gëzuar lajmit për rivendosjen e linjës hekurudhore mes Kosovës e Serbisë, dhe ka falënderuar presidentin amerikan, Donald Trump dhe të dërguarin special, Richard Grenell. Ai e cilëson këtë si hap shumë të rëndësishëm për normalizimin e plotë e të marrëdhënieve mes dy vendeve. “Unë përshëndes qëllimin për të rivendosur lidhjen hekurudhore mes Kosovës dhe Serbisë, duke bërë një hap të rëndësishëm për normalizimin e plotë. Falënderues ndaj presidentit Donald Trump dhe të dërguarit special, Richard Grenell për përkushtimin e tyre për të ndërtuar paqe dhe prosperitet në rajon”
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …