Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: Korruptimi i ideve përmes çekiç-politikës

Propaganda në shekullin 21 nuk i mashtron njerëzit, ajo thjesht iu ndihmon servilëve ta mashtrojnë fillimisht liderin dedikues, e më vonë edhe vehten.

Opinionistët (ca) në studiot televizive me çekiç po ngulitin ide. Nuk e di të jenë tifozë apo po iu servilen liderëve pretendues të pushtetit.

Mesazhi për ta dhe subjektet e tyre:

Të bërit politikë me çekiç a me kosë është ngulfatje ose prerje. Nuk është bindje, nuk është kultivim është korruptim i mendjes dhe idesë!

A do të shtyhet formimi i qeverisë deri në fillimin e pranverës?

Konsideroj se shtyrja në arritjen e koalicionit në mes të LVV e LDK veç mosmarrëveshjes për karrige ka edhe një arsye politike e që lidhet me një planifikim strategjik nga ca prej akterëve të dy partive politike, me tendencën për t’u shmangur nga agjenda amerikane dhe evropiane për Kosovën.

Kjo agjendë amerikane është e qartë; zgjidhja njëherë e përgjithmonë e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë (dialogu). Sipas tyre kompromisi në mes fqinjëve është valute e prosperitetit në një Ballkan të ndërthurur e ndërvarur në një botë ku largësia është zvogëluar. Në këtë mes hyn edhe taksa dhe asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Qëllimi përmes kësaj shtyrjeje!

Nëse qeveria e drejtuar nga LVV do të hynte në këtë agjendë atëherë do të humbte gjithë besueshmërinë nga qëndrimet politike të së kaluarës, kauzat e saja për këtë të kaluar do të binin, apo në sytë e qytetarëve do të shfaqeshin vetëm si mjete për të ardhur në pushtet. Në këtë mes përgjegjësia e LDK-së është se vetëm po ia mban ison këtij pozicioni.

Për t’i ikur kësaj agjende, ky koalicion i pretenduar do të mundohet ta shtyjë formimin e qeverisë deri në pranverë, atëherë kur në Serbi fillon fushata zgjedhore, e që pastaj për ca muaj Serbia nuk do të ketë autoritet legjitim për negociata. Pas ca muajve kur në Serbi krijohen organet e dala nga zgjedhjet, fillon fushata elektorale në SHBA, ku ca nga akterët e LVV dhe LDK ndoshta presin një tjetër President amerikan, e rrjedhimisht një zbehje të kërkesës amerikane për të ecur kësaj rruge.

Përfundimisht, ky koalicion i mundshëm qeverisës po dëshmon se nuk është i gatshëm për t’u ballafaquar me sfidat e jashtme të cilat tash e një kohë e presin vendin. Dëshirat e tij janë të merren vetëm me sfidat e brendshme, e që konsideroj se në një pozicion të tillë, Kosova do të ketë shtetësi edhe më të kontestuar, më të izoluar, me më pak perspektivë e për zhvillim ekonomik mos të flasim fare.

Sprinti politik dhe politika grindavece e Kosovës mban gjallë shpresën e vogël ruse

Përfundimi i luftës së ftohtë dhe rënia e ish BRSS së krijoi kushte që të krijohen një varg shtetesh e kombe të reja e me këtë edhe të përhapet e zhvillohet demokracia.

Kosova krahas luftës së saj të lavdishme për liri, shpëtimin e gjen në këtë fazë të gjeopolitikës dhe rreshtimit përkrah qytetërimit perendimor ….,dhe tani është krijuar realitet ekzistues si shtet edhe pse i kontestuar nga ato politika e shtete që e ëndrojnë kohën e luftës së ftohtë dhe ndikimin rus në rajon.

Është e qartë që dekada e fundit shënon tendencë të forcimit të Rusisë dhe përpjekjeve të saja për të shtrirë ndikimin e saj qoftë ekonomik, politik apo ushtarak.

Rusisë i ka mbetur një shpresë e vogël me synimin për të arritur në Evropën Juglindore përmes ca politikave e politikanëve që i gjen në rajon.

Kosova, politika e saj, por dhe gjithë shqiptarët në këtë rajon, mbase e kanë një rol të vështirë për t’i shërbyer gjeopolitikës në atë mënyrë që i gjithë rajoni të largohet nga ky ndikim i mundshëm rus për t’iu bashkuar agjendës evropiane e euroatlantike.

Politika në Kosovë duhet t’u ndihmoj atyre që e ndihmuan, që ëndrra e tillë për rajonin të shuhet dhe marrë me vete ato shtete në rrugën perëndimore. Arritja e këtij synimi krijon kushte të reja dhe politika të reja në vet rajonin e me këtë edhe pozicion të ri të shqiptarëve.

Vërtet politika jonë duhet të largohet nga synimi që përmes sprintit folklorik të fitoj pushtet dhe pozicion politik. Pozicioni refuzues e jo bashkëpunues, pa dije mund të i shërbejë në raport të gjeopolitikës një ideje tjetër dhe kundër asaj që ka populli shumicë. Politika grindavece në rajon, mban gjallë shpresën e vogël ruse. Ne kemi nevojën për mbështetje në rrugtimin tonë nga ata të cilët na mbështetën nga Rambuje e tutje. Të lëvizim në proces e jo të i bëjmë prerje ecjes së tillë. Sprinti politik , apo çlirimet e reja të vendit nga koherenca politike e proceseve nuk do të lejohen. Na pret punë e madhe ne për ta luftuar betejën kundër të keqes ,korupcionit e familjarizmit në subjektet politike të cilat kanë koherencën politike vepruese. Rrugë tjetër nuk kemi për ta fituar paqen.!

Politika e rinovimit është si lumi që rrjedh brenda shtratit të identitetit ekzistencial

Margaret Theçer në vitin 1979 bëhet femra e parë në historinë e Britanisë që merrte postin e kryeministrit. Theksonte domosdoshmërinë e vënies së faktorëve ekonomikë mbi ata politikë dhe socialë.

Optimizmi i saj shprehej për transformimin e kombit nga një komb i konsumit të pasur në një komb të prodhimit të pasur.

Ajo në politikat e saja bazohej edhe në thënien e Abraham Linkolnit…” ne nuk do t’i bëjmë të varfrit të pasur duke i bërë të pasurit të varfër!”

Theçer fliste për demokratizim ekonomik në një shoqëri me më shumë aksionarë dhe me individë më pak të varur nga shteti.

Ky mbase të jetë mendimi konservator për politikën i cili tek ne vështirë për ta aplikuar, pasi ende ekziston bindja për shtetin e mirëqenies sociale. Mbase, mesi është zgjedhja!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …