Viktima në njerëz dhe dëme të mëdha materiale nga tërmeti që ka goditur Turqinë

Nga të dhënat e para mësohet se ka viktima në dhe dëme të mëdha materiale nga tërmeti që ka goditur Turqinë. Ministri i Brendshëm turk, Sulejman Sojlu, ka bërë të ditur se deri më tani është konfirmuar se kanë humbur jetën katër persona. Ai ka njoftuar gjithashtu se ka edhe të lënduar që janë dërguar në spitale ku po e marrin trajtimin e duhur si dhe ka edhe ndërtesa të shembura. “Katër bashkëkombës kanë humbur jetën dhe dy janë lënduar. Kemi ngritur grupe vëzhgimi, të gjithë janë në krye të detyrës. Në Elazig janë 10 banesa që kanë pësuar dëmtime, ka deklaruar ministri i Brendshëm turk, Sulejman Sojlu.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …