LRD-ja po përcjellë me shqetësim të gjitha zhvillimet në Kosovë

LRD-ja, me shqetësime është duke përcjellë të gjitha zhvillimet në Kosovë, gjendjen aktuale, si atë politike, ashtu edhe gjendjen ekonomike të popullit në Kosovë, e cila vërtetë është mjeruese, çasja, rruga dhe koncepti i qeverisë aktuale, mënyra e dialogut dhe marrëveshjet  me Serbinë, arrestimet e deputetëve dhe aktivistëve opozitarë, kushtëzimet me qellim të krijimit të hapësirës për veprim, nuk janë idealet tona për të cilat luftuam dhe vuajtëm shumë, të gjitha veprimet qeveritare, qoftë ato në fushen e ekonomisë, politike dhe ato gjyqësore të motivuara politikisht, neve si subjekt politik në Kosovë, na detyrojnë të distancohemi sepse nuk përbëjnë në asnjë masë vullnetin e popullit tonë. Lëvizja e Re Demokristiane, përshëndetë veprimet e opozitës së bashkuar dhe bën thirrje që partitë opozitare duhet vazhduar të bashkuar, në vazhdimësi në përpjekjet dhe angazhimet e saj për zgjerimin e një rezistencë mbarëshoqërore në Kosovë, të vendosur kundër një qeverie që praktikon dhunë dhe padrejtësi ndaj qytetarëve, qeverie të kriminalizuar dhe korruptuar, e mbi të gjitha – qeverie e cila është zënë në shkelje të Kushtetutës. LRD-ja është e vendosur në sherbim të vullnetit të popullit – ne nuk do ndalemi!

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …