Emrush Xhemajli

I ftuar i radhës nga Gjykata Speciale kundër UÇK-së është ish deputeti, Emrush Xhemajli

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Emrush Xhemajli ka njoftuar se është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale. Ai ka bërë të ditur se është i ftuat në cilësinë e dëshmitarit. Njoftoj opinionin publik se dje, 24 janar 2020, kam marrë ftesë me shkrim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për të shkuar në Hagë të Holandës në cilesinë e dëshmitarit. Çka mendoj unë për Dhomat e Specializuara dhe mënyrën e themelimit të tyre e kam thënë publikisht dhe nuk është rasti ta përsëris. Tani mund të them vetëm këtë: Ata deputetë/te të Republikës së shtetit tim që votuan gjykatë speciale, apostafat kundër UCK-së, do ta kenë njollë të zezë ndër breza, ka shkruar në mes tjerash ish deputeti, Emrush Xhemajli.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …