Drejtoresha e Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Lindita Ajazaj-Berisha ka deklaruar se në Kosovë nuk është evidentuar asnjë rast i infektuar me virusin kinez ‘Coronavirus’. Ajo ka shtuar më tutje se stafi i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është i gatshëm për çfarëdo gripi të sezonit ose çfarëdo virusi që vjen në Kosovë dhe ne jemi të gatshëm për ta menaxhuar situatën në aspektin profesional. Ndërsa lidhur me mundësitë e infektimit të ndonjë qytetari të Kosovës me këtë virus, specialisti, Halil Krasniqi është cituar të ketë thënë se mundësitë janë minimale për shkak se Kosova nuk ka linjë ajrore direkte me qytetin Vuhan ose me qytetet tjera të Kinës ku është paraqitur ky virus. Ai ka këshilluar më tutje se “Coronavirus”-i kërkon trajtim adekuat në rast të kontaktit me personat e infektuar, andaj është e rëndësishme preventiva në aeroport, në trajtimin fillestar, izolimi me përgatitjen profesionale të personelit mjekësor e kontrolli i pasagjerëve.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …