Organizata INPO ka bërë të ditur se komuna e Prishtinës i ka lënë pa shpenzuar 30 milion euro për investime kapitale. Nëpërmjet një komunikate për media, kjo organizatë e ka ripërsërit thirrjen publike ndaj kryetarit të komunës dhe Kuvendit Komunal që të bëjnë një analizë të hollësishme të arsyeve të mos shpenzimit të buxhetit në projektet kapitale dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për përmirësimin e punës në realizimin e buxhetit. “Sipas raportit financiar të Komunës së Prishtinës për periudhën 1 janar-31 dhjetor 2019, i cili pritet të diskutohet në mbledhjen e radhës të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), ekzekutivi komunal, respektivisht kryetari i komunës, njëjtë si në vitin e kaluar, nuk ka arritur të shpenzoj as gjysmën e buxhetit të planifikuar për investime kapitale. Nga mbi 46 milionë euro të parapara për këtë kategori, komuna ka shpenzuar vetëm 18 milionë e 845 mijë euro, apo vetëm 40.94% të mjeteve në dispozicion” thuhet në mes tjerash në komunikatën për medie të organizatës INPO.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …