Duke folur për takimin me të dërguarin e posaçëm të kryetarit Donalld Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Riçard Grenel, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ka thënë se në takim është biseduar për nevojën tejkalimit të çështjeve të hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Zeka ka shtuar më tutje se është biseduar edhe që të krijohet mundësia që bizneset, qofshin ato amerikane ose investitorët e brendshëm të kenë mundësi të krijojnë vende të reja të punës dhe një perspektivë më të mirë për të rinjtë e vendit, ashtu që ata të gjejnë më shumë arsye që të qëndrojnë në Kosovë. Qëllimi i vizitës së ambasadorit Richard Grenell ishte që të mbahet fokusi në rëndësinë e zhvillimit ekonomik, sepse bizneset dhe sektori privat kanë një rol të rëndësishëm për rritje më të madhe ekonomike të Kosovës, ka shtuar më tutje drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …