I dërguari special i kryetarit amerikan Donal Trump, për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka ripërsëritur se një marrëveshje për të riaktivizuar shërbimin hekurudhor midis dy rivalëve të Ballkanit, Kosovës e Serbisë, është e rëndësishme për të dy kombet. Grenell, i cili është edhe ambasador amerikan në Berlin të Gjermanisë, tha sot për “The Associated Press” se vendosja e linjave hekurudhore u bë pasi zyrtarët amerikanë ndërmjetësuan një marrëveshje tjetër në fillim të kësaj jave, për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, pas 21 vjetësh. Grenelli tutje tha se SHBA-ja dëshiron që të dy palët të përqendrohen në ekonomi, vende të reja pune dhe prosperitet si rrugë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …