Ish-kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Blerta Deliu-Kodra, i thotë se kriteret e vendosura nga Bashkimi Evropian janë kryer me kohë, por që thotë se ka obligime shtesë në raport me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Mendim të njëjtë ndan edhe ish-sekretari i Ministrisë së Integrimit Evropian, Demush Shasha. Ky i fundit ka thënë se qasja e qeverisë së re duhet që t’i bind shtetet anëtare me rezultate konkrete në fushën e sundimit të ligjit dhe në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Vonesat në konstituimin e institucioneve, sipas Deliu-Kodrës, po shkojnë në dëm të agjendës integruese. Thotë se edhe hezitimet e shteteve anëtare po ndikojnë që Kosova nuk ka liberalizim të vizave.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …