Në të dy propozimet e fundit që Vetëvendosje dhe LDK i kanë bërë njëra-tjetrës për bashkëqeverisje, parashihet që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të mos jetë ministri e veçantë. Lëvizja Vetëvendosje në propozimin e saj parasheh që kjo ministri të ndahet, ku Kultura dhe Rinia i bashkohen Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, kurse Sporti i bashkëngjitet Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërsa, LDK-ja parasheh që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit t’i bashkohet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Të dy këto propozime po konsiderohen si absurde dhe që shpërfaqin joseriozitet të këtyre dy partive karshi shëndetësisë, kulturës, rinisë dhe sportit.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …