Fundi i kësaj jave ishte edhe koha e fundit për arritjen e koalicionit qeverisës mes dy partive që dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit. Të paktën kështu kishte deklaruar kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Ky i fundit të martën ka thënë se mbeten të përkushtuar që të punojnë për marrëveshje, e cila respekton vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar. I pari i LDK-së madje kishte deklaruar se marrëveshja do të bëhet deri në fund të kësaj jave ose do të konstatohet se s’ka kushte. Megjithatë edhe deri në ditën e fundit të kësaj jave, të paktën zyrtarisht nuk është mbajtur asnjë takim mes Vetëvendosjes dhe LDK-së. Si duket deri në këto momente nuk ka asnjë lëvizje rreth një takimi të mundshëm sot. Nga Lëvizja Vetëvendosje bëjnë me dije se ‘nuk kanë asnjë informacionin në këtë drejtim’. Kështu ka konfirmuar, zëdhënësi për media i kësaj partie, Arlind Manxhuka.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …