Kryekuvendari që po mbahet pezull, Glauk Konjufca, e ka larguar fotografinë e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga vendi ku ka qenë e vendosur deri tani, në zyrën të cilën e konsideron si zyre të veten dhe jo të Kuvendit. Në fotografitë e dërguara nga zyra për informim e Kuvendit, ku Konjufca shihet teksa bisedon me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, vërehet qartë se fotografia e Thaçit nuk ishte më aty ku ka qenë. Institucionet e Republikës së Kosovës obligohen me ligj që ta vendosin fotografinë e kryetarit në ambiente të punës. Neni 20, i Ligjit për protokollin e shtetit, ku flet për presidentin, pika 3 thotë: Obligohen të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës që në mjediset e tyre ta vendosin fotografinë e presidentit. Madje aty shumë qartë specifikohen edhe përmasat minimale të fotografisë që duhet të vendoset nëpër zyra.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …