Edhe pse ishte paralajmëruar se fundi i kësaj jave ishte edhe koha e domosdoshme për arritjen e koalicionit qeverisës mes LDK-së e Vetëvendosjes ende nuk ka publikim zyrtar lidhur me skadimin e këtij afati. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kishte thënë se mbeten të përkushtuar që të punojnë për marrëveshje, e cila respekton vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar. Ai madje kishte deklaruar se marrëveshja do të bëhet deri në fund të kësaj jave ose do të konstatohet se s’ka kushte. Megjithatë edhe deri në ditën e fundit të kësaj jave, të paktën zyrtarisht nuk është mbajtur asnjë takim mes Vetëvendosjes dhe LDK-së. Si duket deri në këto momente nuk ka asnjë lëvizje rreth një takimi të mundshëm sot. Nga Lëvizja Vetëvendosje bëjnë me dije se ‘nuk kanë asnjë informacionin në këtë drejtim, tha Arlind Manxhuka.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …