Me rastin e 21 vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit Kasim Rexhep Shala dhe Hamdi Ibish Berisha sot më 27 janar 2020 në orën 11:00 organizohen homazhe në varrezat e fshatit Ruhot të komunës së Pejës. Në shenjë nderimi dhe krenarie, fshati Ruhot Hamdiut, Kasimit dhe tre dëshmorëve të tjerë të UÇK-së, nga ky fshat ua ngriti përmendoren e përjetësisë, ku emrat e tyre i japin emër kohës dhe historisë. Po ashtu në vendin e rënies së Hamdiut dhe Kasimit, te Ura e Bishtazhinit është ngritur pllaka përkujtimore.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …