Në 30 vjetorin e rënies në altarin e lirisë, u përkujtuan dëshmorët: Halim Hoti nga Krusha e Madhe, Nesimi Elshani nga Nagavci, Agron Fetahu nga Celina dhe Hilmi Krasniqi nga Hoça e Vogël. Ata kanë rënë demonstratat për Kosovën Republikë, të cilat me shumë sukses i udhëhoqi ideologu i çështjes shqiptare Ukshin Hoti. Atë ditë kanë marrë plagë 19 protestues. Në orën 10:00 homazhe dhe nderime u bënë te varrezat e dëshmorëve. Në orën 11:00 homazhet u mbajtën te vendi i rënies, në fshatin Brestoc. Në orën 12:30 u mbajt manifestimi përkujtimor dhe kulturor “Flaka e Janarit” në Qendrën Kulturore “Mensur Zyberaj” në Rahovec. Në orën 13:30 është hapur ekspozitë kolektive e artit në galerinë e artëve në Qendrën Kulturore, “Mensur Zyberaj” në Rahovec.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …