Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka thënë se nuk do të heqin dorë në asnjë variant nga posti i kryeparlamentari, duke saktësuar se sa më parë duhet të dihet epilogu se a ka marrëveshje për bashkëqeverisje, po apo jo. Veliu pas mbledhjes së kryesisë së ngushtë të LDK-së, tha se ata qëndrojnë pas ofertës së fundit të tyre. “Ne po presim nga Vetëvendosja që të deklarohet për ofertën tonë. Oferta jonë është me kryeparlamentarin dhe pesë ministri dhe zotimin për president”, tha ai. Ky qëndrim sipas Veliut është i gjitha organeve drejtuese të LDK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …