Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka kërkuar të sqarohet lidhja e Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës me organizatën, “Syri i Popullit. Për faktin se tashmë kemi një aktgjykim dënues për disa persona të akuzuar për vepra terroriste kundër rendit kushtetues, përmes organizimit në përpjekje të atentateve ndaj krerëve të shtetit, si dhe për faktin se në mesin e këtij grupi ka anëtarë e familjarë të krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje, heshtja e saj dhe mos distancimi nga ky grup është akt i pranueshëm. Prandaj PDK-ja e ndjen për obligim që ndaj kësaj heshtje të Vetëvendosjes, të kërkojë llogari. Në seancat e radhës së Kuvendit të Republikës, do të kërkojmë themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar lidhjen shkakore në mes të Vetëvendosjes dhe organizatës ‘Syri i Popullit’. Shoqëria jonë nuk mund të tolerojë cenimin e këtyre parimeve nga organizata para-politike, të nxitura e të motivuara politikisht nga subjektet që abuzojnë me demokracinë për t’iu kundërvënë të njëjtës, ka thënë mes tjerash, ministri, Abelard Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …