Deçani ka mundësi të mira për zhvillim të turizmit, sepse disponon me atraksione natyrore të begatshme

Veçoritë e dallueshme morfologjike, hidrografike, klimatike dhe elemente të tjera atraktive, e bëjnë Deçanin ndër hapësirat turistike më tërheqëse në rajon. Turizmi dimëror zë një vend të rëndësishëm, pasi që kjo komunë, posaçërisht Bjeshkët e Belegut, ofrojnë terrene të shumta dhe të përshtatshme hapësinore, natyrore e klimatike për zhvillimin e skitarisë. Shtigjet më të përshtatshme shtrihen në Bjeshkën e Kurvallës. Sipas një studimi të bërë nga ekspertë kroatë (1985), terrenet në Bjeshkën e Belegut dhe Bjeshkën e Kurvallës kanë një hapësirë të favorshme për zhvillimin e turizmit masiv. Realizimi i projektit për “Qendrën e skijimit” në Bjeshkën e Belegut, si zonë turistike-rekreative-sportive, do prezantonte vlerat ekologjike-shkencore, edukative-arsimore, sportive, shëndetësore, turistike me interes të gjerë shoqëror, jo vetëm për Komunën e Deçanit, por edhe për regjionin. Bjeshka e Belegut ka një potencial të madh për shtigje të skijimit, sepse ka hapësira të shumta për ngritjen edhe të shtigjeve të shkurtra, të mesme dhe të gjata. Instituti për Hulumtime të Turizmit në Zagreb, kishte punuar një plan detal për mundësitë e investimeve në stazat e skijimit në Bjeshkën e Belegut, që në vitet e 80-ta (1978). Mirëpo, për shkaqe të politikës së atëhershme, këto mjete janë stopuar, ngase ishte droja e integrimit fizik të shqiptareve të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit te Zi. Kështu që investimet e destinuara për këtë projekt, janë transferuar në Sarajevë, ishte ndërtuar Olimpiada e Sarajevës. Duke u nisur nga fakti se Kosova ka vetëm dy qendra të skijimit dhe të rekreacionit vendor (Brezovicën dhe Bogën), Bjeshkët e Deçanit do të ishin më të frytshme për zhvillimin e skijimit dhe sporteve të tjera dimërore. Sipas disa të dhënave statistikore, tregojnë se shtigjet e skijimit në Deçan, janë dukshëm më të gjata se sa ato të Brezovicës dhe të Bogës. Kjo është dëshmuar edhe në vitin 2004, 2018 dhe 2019, kur në Bjeshkët e Belegut ishte mbajtur edhe “Kupa e Kosovës në skijim”. Insistimi i kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, për gjetje të mundësive në realizim të këtij projekti, është inkurajuese, ngase po jep dritën jeshile se zhvillimi i turizmit në Deçan, është domosdoshmëri për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …