KPF në Malishevë mbajti mbledhjen e parë të jashtëzakonshme për këtë vit

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) në Malishevë, nën drejtimin e kryesuesit të Kuvendit të Komunës, Rrahim Morina, sot e ka mbajtur mbledhjen e parë të jashtëzakonshme për këtë vit, ku janë shqyrtuar shumë pika të rendit të ditës, e disa prej tyre janë rekomanduar për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës. Pas shqyrtimit, për mbledhjen e ardhshme të kuvendit, janë rekomanduar, shqyrtimi i kërkesë së Kryetarit të Komunës, për mbështetje financiare të strehimores “Shtëpia e Sigurt”, pastaj janë shqyrtuar dhe janë rekomanduar planet e punës të disa komiteteve dhe komisioneve komunale, përfshi edhe raportin e punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2019. Për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës, janë rekomanduar edhe formimi i komisionit për hartimin e Rregullores për Kriteret e Ndarjes së Çmimeve, Dekoratave dhe Mirënjohjeve, pastaj plotësim ndryshimi i Rregullores për Ndarjen e Subvencioneve dhe Transfereve. Në pikën e fundit të rendit të ditës, KPF ka propozuar që në mbledhjen e ardhshme të kuvendit të trajtohet edhe gjendja në Gjimnazin “Hamdi Berisha”, si dhe çështja e shpenzimit të buxhetit komunal, përkatësisht njoftimi i kuvendit me shumën e mjeteve që kanë mbetur në suficit dhe projektet që nuk janë realizuar gjatë vitit 2019. KPF në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar edhe kërkesat e qytetarëve që i janë drejtuar këtij organi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …