leoni

Ambasadori i Shqipërisë në Pekin kërkon nga shqiptarët që janë në Kinë të largohen nga ky vend përshkak të koronavirusit

Ambasadori i Shqipërisë në Pekin kërkon nga shqiptarët që janë në Kinë të largohen nga ky vend përshkak të koronavirusit

Ambasadori i Shqipërisë në Pekin, Selim Belortaja, ka folur në lidhje me situatën e rëndë në të cilën po kalon Kina. Ai u është drejtuar me një thirrje shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet, që biletat e aeroplanëve do duhet t’i blejnë vetë nëse duan të largohen nga koronavirusi. Përmes një statusi në rrjetin social, Belortaja është shprehur se Ambasada e Shqipërisë në Kinë nuk ka mundësi që t’i paguajë biletat shqiptarëve që ndodhen atje, e madje tha se as qeveria kineze nuk ka ofruar financim në takimin që sot ministria e Jashtme e këtij shteti mbajti me trupën diplomatike. “I bëj thirrje familjeve të atyre që kanë ndarë mendjen të kthehen, të mos hezitojnë, po të sakrifikojnë edhe kësaj here për një biletë udhëtimi të njeriut të tyre. Ambasada nuk e ka mundësinë të paguajë, ndërsa as MPJ kineze nuk ofroi gjë për financim lëvizjesh”, shkruan ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …