Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot do të marrë pjesë në Samitin e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Parlamentit Evropian. Samiti mbahet nën patronatin e Presidentit të Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli. Në samit do të diskutohet lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht përforcimin e dimensionit parlamentar në procesin e zgjerimit. Gjatë qëndrimit në Bruksel, Konjufca do të zhvillojë edhe takime të tjera me zyrtarë të lartë Parlamentit Evropian dhe homologë nga rajoni.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …