QENDRA E MJEKSISE FAMILJARE NE DEÇAN KRYEN TE GJITHA SHERBIMET SHENDETESORE PER QYTETARET E VET

Sqarim rreth një kronike televizive për QKMF-në e Deçanit të transmetuar në emisionin e lajmeve qendrore të KTV-së të datës 25 janar 2020. Në kronikën e KTV-së, të emetuar të shtunën mbrëma në emisionin e lajmeve, e cila bënte fjalë për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, e në të cilën thuhej se gjëja në këtë qendër nuk ofrohen shërbime adekuate shëndetësore. Konsiderojmë se fjala është për një pasaktësi e cila është përvjedhur në kronikën në fjalë. QKMF-ja në Deçan qytetareve të vet u ofron të gjitha ato shërbime shëndetësore të cilat janë të parapara në shërbimin primar shëndetësore dhe këtë në 24 orë. Të gjithë qytetarët këto shërbime i marrin duke respektuar të gjitha proceduarat e nevojshme për trajtim shëndetësor, shpesh herë për tu dal në ndihmë qytetarëve (pacienteve ) bëjmë tejkalimin e normave të caktuara në sistemin primar shëndetësorë duke u dhënë terapi shumëorëshe me anën e infuzioneve intravenoze që praktikisht është detyrë e shërbimit sekondar shëndetësorë (spitaleve). QKMF-ja këto shërbime shëndetësore ua ofrojnë te gjithë qytetareve te saj dhe asnjëherë nuk ka refuzuar që ta bëjë këtë. Duam të saktësojmë një çështje lidhur me këtë se: qytetaret te cilët vizitat e tyre mjekësore i kryejnë tek institucionet e tjera shëndetësore janë te obliguar ti nënshtrohen procedurave të SISH–it (Sistemi Informative Shëndetësorë), të kontrollohen tek mjeku familjar, i cili ordinon (përshkruan) terapinë që ofrohet në QKMF, ose vendos qe pacientin ta referoi në një qendër tjetër. Qytetarëve të Komunës se Deçanit, ju garantojmë se ata do të marrin të gjitha shërbimet shëndetësore të nevojshme për mbarëvajtjen e shëndetit të tyre që nënkupton edhe dhënien e terapisë paranterale. Sa për informim te opinionit po japim këto te dhëna për javën dhe vikendin e kaluar i cili është përfshi në kronikë: në QKMF, janë ofruar 4437 shërbime mjekësore prej tyre në mjekësi familjare 979 shërbime, 626 injeksione, 110 infuzione, pediatri 200, ne gjinekologji 55, dermatologji 30, pulmologji 31, vaksinim 31 ku gjithsejtë vetëm për 5 ditët e fundit janë ofrua 2378 shërbime. Derisa gazetari i KTV-së gjatë xhirimit ka dhënë sekuenca në të cilat shihet qartë se pacientëve edhe ne ato momente janë duke u ofruar pikërisht ato shërbime për te cila bën fjalë kronika. Ndërkaq që drejtori i QKMF-së në Deçan asnjëherë nuk ka marrë vendim qytetareve te mos u ofrohen këto shërbime.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …