Nga Vetëvendosje kanë folur përsëri për ftesën që i është bërë ambasadorëve të QUINT-it për pjesëmarrjen në takimin e sotëm me LDK-në. Erzen Vraniqi, drejtues i sekretariatit për media në Vetëvendosje përmes një postimi në rrjetin social ka thënë se dakordimi që në takimin e sotëm të jenë prezent edhe ambasadorët e QUINT-it ishte bërë pas përfundimit të takimit të mbrëmshëm. Sipas tij, kjo është bërë me qëllim të heqjes së çfarëdo dyshimi tek ambasadorët mbi pajtimin e palëve për pjesëmarrjen e ambasadorëve në takimin e sotëm. Vraniqi ka thënë se ambasadorët nuk u menduan si ndërmjetësues, por vetëm si ndihmues eventual.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …