Rreth orës 21:10 minuta të së martës është regjistruar një lëkundje e fortë tërmeti në Shqipëri. Menjëherë pas tërmetit, ka reaguar edhe ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit tërmeti ishte me magnitudë 4.8 me thellësi 7 km. Ndërkohë sipas IGJEUM epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në veri të fshatit Bubq. Ministria e Mbrojtjes njofton se sipas komunikimeve me prefekturat, nuk raportohen dëme. Po ashtu njoftohet se komunikimi ka vijuar nga AKMC, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …