Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas takimit me drejtuesit e LDK ku morën pjesë edhe përfaqësuesit e Quint-it, dha një deklarim për disa nga gazetarët që ishin prezentë. Kurti është shprehur se takimi ka zgjatur pasi përkthimi për ambasadorët ka marrë kohë. Gjithashtu ka potencuar se nuk ka përafrim të pozicioneve nga LDK-ja. Ai është shprehur se nuk mund të ketë përafrim të njëanshëm. “Ne jemi afruar, mirëpo, nga ana tjetër, ka insistim vetëm në 8 janar, në stilin “merre ose lëre”. Me qasjen “merre ose lëre” nuk mund të arrijmë marrëveshje”, tha Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …