Si pasojë e reshjeve të pandërprera, është rritur niveli i ujit në lumin Mirusha dhe në liqenin Mirusha në komunën e Malishevës. Rruga Mirushë-Gurbadh, është bllokuar, pasi sasi e ujit në liqen ka dalë mbi rrugë. Po ashtu, uji ka filluar të depërtoj edhe në rrugën në hyrje të Malishevës, përkatësisht rruga Malishevë-Duhël.
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, këshillon qytetarët, që të përdorin rrugë alternative dhe ti reduktojnë lëvizjet e panevojshme me vetura, shiu i vazhdueshëm ka bërë që të ketë prurje të mëdha të ujit dhe në vende të caktuara, mund të ketë bllokim të rrugëve dhe urave.
Njësitë emergjente të Komunës së Malishevës, janë në gatishmëri, së bashku me njësinë e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit dhe me Policinë e Kosovës.