Negociatat për arritjen e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike duket se do të dështojnë. Të dyja palët nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e ngurta as pas takimit, që u konsiderua vendimtar, dhe i cili u mbajt me praninë dhe autoritetin e ambasadorëve të QUINT-it si dhe shefes së Zyrës së BE-së, zonjës Apostolova. Asnjëra prej partive që po përpiqen të formojnë koalicionin qeveritar nuk i ka shpallur të dështuara negociatat dhe nuk kanë përjashtuar takimet e radhës, një javë para skadimit të afatit kushtetues për mandatarin e Qeverisë, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Hoti: Gjatë mandatit tim punuam me aleatët që Kosova të shihej si sfidë integrimi, jo sigurie
Oda Ekonomike Amerikane shënoi katërvjetorin e marrëveshjes për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ish-kryeministri …