leoni

Begaj: Samiu tërë jetën e vet ja kushtoi atdheut

Kryetari i komunës së Malishevës Ragip Begaj, ka ngushëlluar familjarët dhe të gjithë miqtë me rastin e vdekjes në detyrë të zyrtarit policorë Sami Thaçi, ai ndër të tjera ka thënë:  Me dhimbje të thellë kemi marrë lajmin për humbjen e jetës së zyrtarit policor, veteranit të luftës dhe atdhetarit Sami Thaçi nga Shkarashniku i Malishevës, i cili mbrëmë dha jetën në krye të detyrës. Ne mbrëmë humbën njërin prej qytetarëve tanë më të devotshëm, humbëm një atdhetar të madh, humbën një njeri, i cili nga mosha 16 vjeçare, tërë jetën e vet ja kushtoi atdheut. Në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin tim personal, ju shprehi ngushëllime familjes Thaçi, Policisë së Kosovës, OVL të UÇK-së dhe miqve. NE KEMI HUMBUR NJË NJERI TË MADH. Me këtë rast, kërkojmë nga organet e rendit, që ta ndriçojnë rastin në hollësi dhe fajtorët ta paguajnë dënimin më të rëndë.

U prehsh në paqe, HERO!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …