Nexhmi Lajçi: Kosova rezervati i turpit në mes të Evropes dhe mallkimi i magjistarit indian Tenskwatawa

Nexhmi Lajçi: Kosova rezervati i turpit në mes të Evropes dhe mallkimi i magjistarit indian Tenskwatawa

Shtetet proserbe si ANGLIA dhe FRANCA që kishin lidhje të ngushta bashkëpunimi të sherbimeve të tyre sekrete me ato të Jugosllavisë, kishin marrë raporte shqetësuese nga Beogradi mbi armatosjen e shqiptarëve në fshehtësi. Sapo kryeqytetet perëndimore morën njoftim për këto zhvillime qeveria e Partisë Demokratike u vu nën një presion të madh, sidomos nga qeveria ANGLEZE për të mbyllur kampet stervitore të UÇK-së dhe të arrestoj përsonelin më të rëndësishëm.

Themeluesi i UÇK-së, Adem Jashari, i cili do të marterizohej në mars të 1998-ës në Prekaz të Drenicës, ndërsa krejt familja e tij do të do të shendërrohej në një legjendëqë në ditët e para të luftës së Kosovës, ishte arrestuar dhe burgosur në Tiranë në vitin 1993. Zëdhënësi politik i UÇK-së Hashim Thaçi u burgos më 1996 dhe më vonë i shpetoi për fije vdekjes kur shoku i tij i dhomës, gazetari Hysni Vulaj u vra nga një grup kriminelësh me pagesë. Zahir Pajaziti komandanti karizmatik i grupit të Llapit, i cili u vra nga policia serbe më 1997, ishte arrestuar nga qeveria e Berishës më 1995.

Ushtria shqiptare në përgjithësi (ose të paktën disa veprimtarë dhe oficer atdhetarë) dolën shpëtimtarë të këtyre militantëve kosovarë dhe siguruan lirimin e tyre nga burgu. Ushtaraku i lartë dhe më vonë këshilltar i Berishës, Adem Çopani luajti një rol të rëndesishëm në lirimin e shumë veprimtarëve kosovarë, veçanërisht të Hashim Thaçit. Kjo çoi në një trysni të ndërkombëtarëve (NË MËNYRË TË VEÇANTË ANGLEZËT E QEVERISË SË MEJXHERIT) ndaj Berishës për të spastruar ushtrinë nga ata që supozoheshin si komunistë dhe ekstremist me pikpamje enveriste, që besoheshin se ishin organizatorët e stërvitjes së përfolur ushtarake të kosovarëve duke përdorur teknikën dhe mjediset zyrtare shteterore.

Propaganda e bërë nga diplomatët grekë proserbë në Tiranë kundër kauzës kosovare ishte një faktor i rëndësishëm për këtë, krahas fondeve ilegale greke të dhëna për këtë qellim. APARATI I SIGURIMIT BRITANIK ka punuar gjithashtu ngushtësisht me Greqinë, ndërsa këshilltarët e rëndësishëm të politikës së jashtme të Lëvizjes Socialiste Pan-Helenike (PASOK) në Athinë, si anglo-greku Alex Rodos, kishin lidhje me sherbimin e fshehtë të Londrës. Në Shtetet e Bashkuara shefi i CIA-s, Xhorxh Tenet (George Tenet) i përkiste brezit të parë të emigrantëve me prejardhje nga bashkësia greqishtfolëse pranë Himarës.

Posti i rëndësishëm i ministrit të Brendshëm pas qershorit 1997 iu besua arkeologut Neritan Ceka, i cili kishte lidhje të ngushta me ANGLEZËT, por kishte një njohje të kufizuar për Kosovën (dhe ishte komprometuar nga kontaktet e më parshme me Beogradin dhe zyrtarë të regjimit të Millosheviçit për çështje të periudhës së Berishës). Një faktor i rëndësishëm në këtë periudhë ishin elementët në politikën e Shteteve të Bashkuara, të cilët kërkonin ta mbanin Kosovën si pjesë të Serbisë në mënyrë që të ruhej marrëveshja e Dejtonit. Në qendër të dilemës politike të bashkësisë ndërkombëtare nga fundi i verës dhe në vjeshtën e vitit 1997 ishte pazotësia për ta distancuar veten nga konceptet e ideuara në Beograd si dhe nga informacionet e shërbimeve të fshehta dhe ushtarake me burim Beogradin.

Ndonëse oficerë të veçantë të zbulimit me integritet profesional në MBRETËRINË E BASHKUAR ndonjëherë u përpoqën të fusnin vlerësime të kundërta dhe më racionale në sistem, shpesh në BRITANI, në SHTETET E BASHKUARA dhe në EUROPË i gjithë aparati vlerësues i zbulimit drejtohej nga njerëz me qendrime proserbe.
Faktorët më të rëndësishëm ndërkombëtarë arritën në përfundimin se Millosheviçi do të fitonte dhe se UÇK-ja do të shkatërrohej.

E panjohur për mbarë shqiptarët, me përjashtim të Veton Surroit në Prishtinë, ishte një marrëveshje e fshetë e arritur midis ANGLEZËVE, FRANCEZËVE dhe ndërmjetësuesit ballkanik të SHTETEVE TË BASHKUARA, Riçard Hollbrukut, për të lejuar represionin serb mbi UÇK-ën në mënyrë që, në këmbim, Millosheviçi të binte dakord për bisedime të tipit të Dejtonit për Kosovën me Rugovën. Ndërkohë, PARLAMENTI EUROPIAN kërkoi vendosjen e një “force parandaluese paqeruajtëse” krahas Operacionit Alba përgjatë kufirit me Kosovën (për t’i mbyll bazat dhe korridorët e furnizimit me armë të UÇK-së).

Më 11 mars NATO-ja kishte deklaruar se një forcë e till ishte e parakohshme, një vendim që dukej se ishte marrë mbi bazën e njoftimeve të sherbimeve të zbulimit të ANGLISË, HOLLANDËS e FRANCËS, që thoshnin se Millosheviçi ishte në gjendje të fitonte mbi UÇK-ën në terren. Është gjithashtu i njohur fakti i revalitetit në qendrimin e shërbimeve të ndryshme të zbulimit që merreshin me Shqipërinë dhe Kosovën. Në SHTETET E BASHKUARA dhe në BRITANI, agjencitë e ‘ligjshme’ si FBI dhe M15, që në shërbimet e tyre të zbulimit ishin në varësi të Interpolit që shtrihej dhe orientohej nga FRANCEZËT, besohej se ishin më shumë proserbe se sa shërbimi ANGLEZ M16, CIA, Departamenti i Shtetit apo Pentagoni.

Këto të dhëna të nxjerra nga libri i James Pettifer dhe Miranda Vickers e spjegojnë më së miri, se pse edhe pas të gjitha atyre luftërave të përgjakshme me debime masive, shkatrrime, vrasje, masakra më përmasa të gjenocidit që Serbia i bëri ndaj popujve tjerë e sidomos ndaj boshjakëve dhe shqiptarëve, Europa ua hap dyert Serbëve ndërsa Kosovën e ka shëndrru në REZERVATIN E TURPIT të shekullit 21 mu në mes të Europës.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …