Për nder të 21 vjetorit të rënies të 30 dëshmorëve të kombit në Bishtazhin, Goden dhe Rugovë të Hasit, me 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999, janë bërë homazhe dhe është mbajtur një Akademi përkujtimore. Në Akademi u tha se Epopeja e janarit është prej më të rëndësishmëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila bëri kthesë historike drej çlirimit të vendit. Përveç familjarëve të dëshmorëve të pranishëm ishin shumë bashkëluftëtarë dhe përfaqësues të institucioneve të vendit. Kryetari i këshillit lokal të Rugovës, Islam Gashi, u shpreh se falë luftës së UÇK-së, NATO-s dhe SHBA-së, u arrit pavarësia. Sipas tij, krenaria për dëshmorët është më e madhe se dhimbja dhe se do të kujtohen për jetë e mot. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, tha se familjarët e dëshmorëve duhet të jenë gjithmonë krenar me punën dhe veprën e tyre. Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, tha se tre ditët e Janarit kanë mbetur ‘pezm’ në zemrat e të gjithë Kosovës, e 21-vite mbas Gjini tha se ndihen krenar kur shohin fëmijët të rritur dhe të lirë në vendin e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …