Dr. Murteza Osdautaj

Dr. Murteza Osdautaj: Personat dhe institucionet që e degraduan arsimin në Kosovë, në dy vitet e fundit

(Në dy vjeteshin e  kaluar, që sistemi i arsimit tonë të jetë më i keqi në Evropë dhe ndër më të dobëtit në botë, personazhe kryesore kyçe janë Ministri Bytyqi, pjesëtarët e kabineti të tij, zonja Apostollova e BE-së, OJQ-të e projekteve të mëdha dhe pjesa profitere e zyrtarëve të institucioneve arsimore të vendit…)

Para disa ditësh në konferencën mbi zbatimin afatmesëm të zhvillimit të arsimit në Kosovë, përfaqësuesi i zyrës për bashkëpunim në kuadër të Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Luigi Brusa, deklaroi se në dy vitet e fundit arsimi Kosovar ka shënuar rënie. Duke e marr parasysh se kjo gjendje nuk ishte e mirë edhe para dy vitesh, atëherë konstatimi në fjalë është një sinjal urgjent.

Meqenëse pata shume komente dhe telefonata nga miq dhe të njohur të cilët shprehnin shqetësimin e tyre lidhur me gjendjen e krijuar por edhe shfaqnin kritikat e tyre, qoftë ndaj meje , qoftë ndaj kolegëve të mi, duke mos dashur ta largoj pjesën time të përgjegjësisë, për lexuesit e mi dua ta paraqesë një përshkrim të detajuar të gjendjes dhe të rrethanave që sollën në konstatimin e ngecjeve të shënuara dy vjet radhazi, d.m.th. që nga momenti i ardhjes së qeverisë Haradinaj dhe ministrit Bytyqi.

Konstatimi i z. Brusa se arsimi i Kosovës në dy vitet e kaluara ka shënuar rënie, ishte konstatimi më i butë që mund t’i bëhet ngjarjeve në sektorin të arsimit në Kosovë. Për më shumë, arsimi në Kosovë është në kolaps dhe në një situatë të tillë e kanë sjellë ministri në detyrë Shyqiri Bytyqi me grupin e këshilltarëve të tij dhe me ndihmën edhe të faktorëve të tjerë nga vendi dhe nga BE që përfaqësohet në Kosovë nga zonja Apostollova. Gjithashtu në kolapsin për të cilin po flasim, arsimin e kanë sjellë edhe OJQ-të që merren me arsimin që veprojnë në Kosovë dhe që janë vendore dhe ndërkombëtare. Gjithashtu në këtë gjendje arsimin e kanë sjellë edhe universitetet publike dhe ato private të cilat rekrutojnë mësues për sistemin arsimor të vendit. Faktorë në keqësimin e madh të gjendjes në Arsim janë edhe zyrtarët dhe ekspertët arsimor të vendit të cilët, për cilëndo arsye dhe më së shumti për shkak të gjendjes ekonomike, vihen në shërbim të institucioneve dhe organizatave të cilat ‘kontribuojnë‘ në ‘zhvillimin’ e arsimit me anë të projekteve të mëdha fitimprurëse dhe donacioneve. Dëmtimin a arsimit Kosovar e kanë bërë edhe institucionet vartëse të MAShT të cilat veprojnë apo nuk veprojnë në bazë dhe detyrave dhe kompetencave të tyre. Bazuar në këtë që thash, shpreh mendimin tim se fajtorë për gjendjen në arsimin Kosovarë janë të gjithë ministrat dhe kabinetet e tyre, janë të gjitha OJQ-të me stafin e tyre vendorë dhe ndërkombëtar, është zyra e BE-së dhe zyrat tjera ndërkombëtare, janë zyrtarët e MAShT që kanë qenë pjesë e projekteve dhe aktiviteteve degraduese, janë universitetet dhe komuniteti akademik. Me një fjalë, gjithkush dhe secili në mënyrën e tij ka ndikuar që arsimi Kosovar të degradohet deri në masën statusit të sistemit më të prapambetur arsimor në Evropë dhe njëri ndër më të dobëtit në botë.

Duke mos dashur të hyjë në një analizë më të hollësishme dhe duke shprehur mendimin tim se i tërë sistemi duhet të auditohet urgjentisht bashkë me të gjithë pjesëmarrësit apo hisedarët nga një mekanizëm i besueshëm vendor a ndërkombëtar. Më poshtë dua ta përshkruaj historinë e degradimit dyvjeçar të tërë sistemit dhe mekanizmave të arsimit në vendin tonë.

Dyvjeçari i kaluar nuk është degradim. Dyvjeçari i kaluar është kolaps. Kolapsi i arsimit Kosovar apo rënia e cilësisë për të cilën flet z. Brusa por për të cilin flasin edhe rezultatet e PISA 2018, filloi që nga ardhja e qeverisë në shkuarje të z. Haradinaj dhe që nga ditët e para të punës së saj. Hapi i parë degradues ishte shkarkimi i paarsyeshëm i bordit të Agjencisë së akreditimit të Kosovës dhe vazhdoi me nisjen e ‘reformave’ të ministrisë të cilat u bënë pa asnjë kriter dhe me të vetmin qëllim që nga ministria të largohen personat që nuk ishin pjesë e NISMA-s dhe të cilët mund të ishin pengesë në planet  e suitës së ministrit dhe planeve të partisë së tij për instalimin e militantëve partiakë të partisë në Ministri dhe për shfrytëpzimin e ‘të mirave’ që sjellë kontrolli i MAShT. Në të vërtetë MAShT, për shumë kohë, është konsideruar si një burim I madh I votave për partitë politike dhe kjo ka bërë që, thuaja, të gjitha partitë në pushtet kishin një tërheqje të jashtëzakonshme për ta kontrolluar ministrinë por edhe tërë sektorin e arsimit.

E njëjta gjë ndodhi edhe me ministrin aktual. Ai me shpurën e tij, posa e filloi punën e nisi procesin e ‘kolonizimit’ të MAShT me militantë e militante të cilët u punësuan vetëm me qëllimin e uzurpimit të kompetenca dhe aktiviteteve të MAShT ashtu që partia ta ketë në dorë sektorin, qoftë financiarisht, qoftë në aspektet tjera.

Që në fillim u vërejt se ardhmja e kësaj shpure të prirë nga ministri dhe një kafe shitës, nuk do të sjellin asgjë të mirë as për arsimin dhe as për Ministrinë. Që në fillim ata nisin një luftë të pashpallur me stafin menaxherial të MAShT qoftë në formë të presioneve qoftë duke i shantazhuar apo duke ua uzurpuar kompetencat ligjore të tyre.

Kjo specie njerëzish zakonisht e fillojnë shantazhin me stafin e ulët civilë duke i detyruar apo kushtëzuar apo duke iu ofruar benificione të pamerituara. Kur edhe kjo nuk iu eci, kabineti i ministrit, i udhëhequr nga ai dhe nga këshilltari i tij Baton Dushi por edhe nga këshilltarët e tjerë, e nisin një procedurë të cilën e quajtën ‘reformë’. Ata në këtë proces, në mënyra të ndryshme, e futen edhe zonjën Apostollova por edhe GIZ-in gjerman. Derisa zonja Apostollova ua ndanë një fond të konsiderueshëm nga fondet e BE-së, e dyta, pra GIZ-I, si implementues i këtij ‘projekti’, me anë të një ekipi të përbërë nga dy punëtore të tij dhe nga një ‘profesor’ rumun, e nisin procedurën e kryerjes së një projekt propozimi për ‘reformimin’ e MAShT. Edhe pse, që nga fillimi, dihej se qëllimi i këtij aktivitetit ishte ‘marrja’ e MASHT-it nga NISMA, stafi i MAShT ishte shume bashkëpunues me ‘ekipin’ e BE-së i përbërë nga Dragos Dinu, ekspert ndërkombëtarë (në të vërtetë një zyrtar i degraduar shteti rumun pa asnjë përvojë në fushën e arsimit), Vlera Kastrati, ‘ekspert’ vendor dhe Fisnik Rexhepi, ‘ekspert’ vendor me të cilët u takova me 7 nëntor 2017 dhe nga të cilët kërkova që ‘studimi i tyre’ të bazohej mbi premisat e organizimit të Ministrive të suksesshme të Rajonit dhe të Evropës. Në këtë kontekst, zonjës Vlera Kastrati, më dt. 9 nëntor 2017, ja dërgova propozimin tim lidhur me organizmin e përgjithshëm të MAShT ndërsa disa ditë më vonë propozimin për organizimin specifik të departamenteve të shkencës dhe të Arsimit të lartë, bazuar në organizimin që para dy vitesh e kishin bërë Kroacia, Sllovenia, Letonia dhe Lituania dhe bazuar në proceset integruese që e prisnin dhe e presin Kosovën atëherë dhe tash.

Ky ekip, në verën e viti 218,  ‘prodhoi’ një ‘studim’ me të cilin, në të vërtetë, s’bënte asgjë tjetër përveçse propozonte sakatosjen e Ministrisë në një mënyrë të shëmtuar dhe me direktivat direkte të Minsitrit dhe të shefit të tij të Kabinetit z. Baton Dushi. Duke e parë se ky dokument mund të përdorej nga Ministri  dhe kabineti i tij për realizmin e qëllimeve të tyre desktruktive, unë, më 29 qershor, i shkrova Ministrit  një letër me të cilën kërkoj nga ai që dokumenti mos të merret parasysh për arsye se:

  1. Ku dokument nuk paraqet asnjë zgjidhje në situatën kur vendi mund te jetë anëtare e OKB-së;
  1. Ky dokument nuk përshkohet me asnjë element te strukturave që duhet t’i ketë MAShT në rast të anëtarësimit në Këshillin e Evropës;
  1. Ky dokument nuk propozon se cilat struktura duhet t’i ketë MASHT nëse vendi anëtarësohet në UNESCO;
  1. Ku dokument nuk propozon asnjë zgjidhje se cilën strukturë duhet ta ketë MAShT pas anëtarësimit në Bolonjë;
  1. Ky dokument nuk parasheh asnjë zgjidhje për aktivitetet dhe obligimet që dalin nga marrëveshja e Stabilizim Asocimit (MSA);
  1. Ky dokument nuk propozon asnjë strukturë të MAShT e cila do te jete e nevojshme nëse anëtarësohemi në programet kornizë evropiane (FP9);
  1. Ku dokument nuk paraqet asnjë formë organizmi nëse vendi, bazuar në ligjet në fuqi dhe bazuar në obligimet evropiane, do te ketë buxhet të përcaktuar për shkencë dhe hulumtim;
  1. Ky dokument nuk jap asnjë zgjidhje nëse Kosova angazhohet ne struktura regjionale në sektorin e arsimit dhe shkencës;
  1. Ky dokument nuk parasheh dhe nuk ofron asnjë zgjidhje për obligimet që dalin për ne nga procesi i Berlinit;
  1. Ky dokument nuk garanton asnjë zgjidhje e cila hapë horizonte zhvillimore për vendin dhe për MAShT (ju lus ta shikoni organizmin ish-departamentit të arsimit dhe shkencës të UNMIK i cili kishte po të njëjtin organizim që propozohet në dokument);
  1. Ky dokument vetëm e përtërinë situatën në të cilën MAShT ishte gjate qeverisjes së UNMIK-ut.

Kur letra ime nuk u mor parasysh nga ministri, të njëjtën, ia dërgoi edhe z. Stergios TRAGOUDAS, përfaqësuesit të zyrës së BE-së në këtë proces të cilit i kërkoja që BE-ja të orientohej në krijimin e një situate organizative të MAShT e cila do të mundësonte që:

  1. Të bëhen ristrukturime tilla të cilat e bëjnë MAShT të krahasueshme me simotrat e saj në rajon dhe në Evropë me qëllim të përgatitjes për proceset e vështira integruese në Evropë dhe në OKB dhe me nevojat zhvillimore të vendit.
  1. Investim urgjent në kapacitetet njerëzore të MAShT (në gjuhë angleze dhe në ekspertiza profesionale sipas vendit të punës);
  1. Themelimi i sektorëve dhe divizioneve të cilat mundësojnë inkuadrimin e MAShT në programet kornizë evropiane dhe rrjetet E hapësirave Evropiane të Shkencës, të Arsimit të lartë, të arsimit të përgjithshëm, të arsimit profesional, në Unionin e Inovacioneve, në COST etj.
  1. Ndërtimin e një sistemi i cili në mënyrë urgjente e nxjerr vendin nga radhitja si e fundit në shumë procese (për çka dokumenti nuk ofron asnjë zgjidhje),
  1. Krijimin e mekanizmave të llogaridhënies të faktorëve vendor dhe ndërkombëtarë të inkuadruar në sistem për suksesin apo mossuksesin e punës së tyre.
  1. Krijimi i mekanizmave që e kontrollojnë dhe e garantojnë cilësinë dhe ngritjen e saj në tërë sektorin e arsimit, të shkencës dhe të teknologjisë.
  1. Ndërtimin e një sistemi të konkurrueshëm dhe të krahasueshëm me vendet e rajonit dhe ato evropiane.
  1. forcimin e mekanizmave nga të cilat varen sektorët që qëndrojnë dobët në krahasim me vendet e Rajonit dhe të Evropës (Shkenca dhe Teknologjia, Arsimi i Larte, Arsimi Profesional etj.)

Duke e parë se as zyra e BE-së nuk po reagonte në lidhje me frikën time për degradimin e MAShT, meqenëse ishte e involvuar, në qershor 2018, një letër me vërejtjet e mia ai dërgoj edhe përfaqësuesit të GIZ te e cili shpreh brengat e mia për cilësinë e dokumentit ë prodhuar nga ekipi i tij dhe nga të cilët kërkova që ta bënte tërheqjen e dokumentit.

Fatkeqësisht asnjeri nga akterët, d.m.th. as ministri Bytyqi, as këshilltarët e tij, as GIZ-i dhe as BE-ja nuk rezonuan më shumë në lidhje me letrën të cilën ua dërgova bile, si për ironi, zonja Apostollova, edhe pse i kërkova takim disa here, duke u krekosur dhe duke e përdorur procesin për poena politikë në BE mori pjesë aktive në tërë procesin e dëmtimit të MASHT dhe kolapsin e saj. Duke e parë mos reagimin e saj në lidhje me procesin në fjalë, më dt. 26 nëntor 2018, i shkruaj letër tjetër ku i them se po e dëmton procesin dhe i kërkoj që të tërhiqet nga procesi, ta ndalojë atë dhe, gjithashtu, në lidhje me intervenimin e saj jo diplomatik, me njerëz jo kompetent dhe joprofesional, i kërkova edhe debat televiziv. Fatkeqësisht përgjigja e zonjës Apostollova ishte kundërshtuese dhe me anë të një e-mail nga bashkëpunëtorja e saj, Filloreta Topxhiut, ajo më njofton se nuk dëshiron të marrë pjesë në debat televiziv dhe të njëjtin e kundërshton. Kur u vërejt se zonja Apostollova po e përdor procesin për të përfituar poena politik në BE dhe për të treguar se ajo po bën diçka , unë më dt. 25 mars 2019, i shkruaj asaj dhe edhe dy bashkëpunëtoreve të saja shqiptare edhe një letër ku ‘tregoj’ edhe njëherë se ajo personalisht dhe bashkëpunëtoret e saj po bëhen instrument i ministrit i cili duke përdorur emrin dhe ndikimin e znj. Apostollova , miratoi një rregullore të riorganizimit duke mos iu nënshtruar asnjë procedure ligjore të nevojshme sipas ligjeve në fuqi (diskutim publik, botim në portalin e qeverisë etj. etj. Per ta bindur e luta që së paku ta konsultojë zyrën ligjore të BE-së për të konstatuar nëse ministri iu ka përmbajtur procedurave ligjore gjate tere këtij procesit)  për gjashtë muaj me radhë shkelen të gjitha të drejtat e garantuara me ligj dhe me konventat ndërkombëtare….. unë në letër, më tutje, i them asaj se ‘Ju mund të deklaroni se e keni ndihmuar në ‘reforma’ MAShT, por unë kam shume fakte se ju në të vërtetë e keni ndihmuar ministrin Bytyqi në realizimin e planit te tij, për sjelljen  e militanteve të tij partiakë në MAShT dhe instalimin e tyre aty dhe për largimin a profesionistëve me përvojë të gjatë punë dhe me shkollim të nevojshëm (gjashtë punëtorë të MAShT kanë gradën e doktorit të shkencës). …

Siç e dini, Këshilli i pavarur mbikëqyrës, ka sjellë një vendim në lidhje me ne, në të cilin kërkohet ndjekja e procedurave ligjore bazuar në Ligjin për shërbyesit civilë ( i sponzoruar atëkohë fuqishëm nga BE). Duke e parë se zyra e BE-së, edhe pse u përdor mjeshtërisht nga z. Bytyqi, ende po hesht, kërkoj nga ju që, Se paku, të kërkoni nga ky Ministër që ta aplikojë ligjin për ç’ gjë edhe zyra juaj trumbeton.

Ju i keni ndihmuar Ministrit që ta shkelë ligjin dhe LIGJET në të gjitha fazat e procesit të ‘reformimit’ të MAShT ose ai, së paku, është thirrur në emrin tuaj. Unë kurrë s’kam parë që një diplomate ndikon që institucionet e një shteti të mos iu përmbahen ligjeve të veta.,,’

Për ta ndalur procesin e ç ’rregullimit total të MAShT dhe të degradimit të tërë sistemit dua të përmend këtu të tëra institucionet që individualisht apo si grup iu kemi dërguar shkresa por nga të cilët kurrë s’kemi marrë as përgjigje apo nuk kemi parë ndonjë aktivitet për ta ndalur tërë zullumin primitiv që Ministri Bytyqi me kabinetin e tij e kanë ushtruar ndaj tërë Minstrisë së arsimit dhe stafit të saj menagjerial.

I kemi shkruar drejtpërdrejt kryeministrit Haradinaj,

Zyrës ligjore të kryeministrit,

Ministrit të Administratës publike,

Këshillit të pavarur mbikëqyrës,

Gjykatës themelore në Prishtinë,

Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Avokatit të popullit etj.

Duke e parë së askush nga institucionet kosovare nuk i është përgjigjur asnjë shqetësimi të shprehur qoftë nga unë individualisht, qoftë nga grupi I zyrtarëve të MAShT, konsideroj se në degradimin dhe prapashkaurjen e sistemit arsimor  dhe të MASHT, përveç ministrit Bytyqi dhe shpurës së tij, direkt apo indirekt kanë ndikuar të gjithë akterët për të cilët fola dhe të cilët i përmenda. Gjithsesi që në këtë shkrim nuk janë përmendur  të gjithë por, gjithsesi, që këta që i përmenda këtu janë më kryesorët. Në këtë kontekst si mund të përjashtohet nga përgjegjësia një institucion që për dhjetë vjet mban trajnime në të menduarit kritik ndërsa që nxënësit tonë mu në këtë fushë dalin më të dobëtit në Evropë dhe si mund të amnistohet një sistem universitar i cili ka dhënë aq shumë tituj master për mësuesit Kosovar saqë vendi e tejkalon mesataren evropiane me mësues me gradën master ndërsa që, ende, dalim më të dobëtit në Evropë. Dikush këtu nuk mund të falet dhe dikush këtu duhet të jep përgjegjësi.

Në sistemin arsimor të Kosovës ka nevojë për auditim dhe ka nevojë për prokurori ku do të përfshiheshin nën hetim vendorët dhe ndërkombëtaret por ku do të hetonin dhe do të auditonin, gjithashtu, vendorët dh ndërkombëtarët.

Uroj dhe lutem që Kosova mos ta ketë më kurrë një ministër arsimi sikur z. Bytyqi. Kosova ka nevojë për zhdukjen e mafisë arsimore të përbërë nga militantët partiakë, nga persona të paaftë dhe të padijshëm dhe nga organizata dhe OJQ vendore e ndërkombëtare të cilat Kosovën e shohin si kopsht për përfitime materiale. Gjithashtu Kosova ka nevojë të lirohet nga institucionet dhe agjencitë shterpa të arsimit që veprojnë në Kosovë. qoftë si trampolinë e njerëzve për t’i shfrytëzuar apo realizuar projektet fitimprurëse që aplikohen apo zhvillohen në Kosovë, qoftë si vend punësimi për militantët partiakë. Kosova ka nevojë për një politikë shtetërore për arsimin, ka nevojë për njerëz të aftë përofesionalisht dhe ka nevojë për një Ministër i cili do të ketë vizion se kur duhet të jetë caku se ku duhet të arrijë arsimi kosovar.

Unë s’jam as gjykatës, as prokuror! Jam një person që merrem me çështjen e arsimit dhe, duke shprehur dëshpërimin tim, për ta shpëtuar këtë vend dhe arsimin e popullit tonë, kërkoj nga tëra institucionet e vendit dhe ndërkombëtare një hetim gjithëpërfshirës për t’i identifikuar, së paku, fajtorët për krijimin e një gjendjeje të rillë të papranueshme. Unë, gjithsesi, disa prej të shumtëve i akuzova publikisht në këtë shkrim.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …