Komuna e Junikut nga periudha Janar-Dhjetor 2019 ka arritur realizimin e të hyrave me progres 164.59 % në raport me planifikimin vjetor, ndërsa krahasuar me vitin paraprak 2018 ka realizuar të hyra 146.77% apo 46.77% më shumë. Rritja e të hyrave kanë ardhur si rezultat i komunikimit të mirë me komunitetin, transparencës dhe implementimit të strategjive efikase në realizimin e planit të punës. Progres në krahasim me vitet paraprake kanë shënuar të gjitha drejtorit komunale si në vijim:
-
Drejtoria për Buxhet dhe Financa(Tatimi në Pronë) ka shënuar progres prej 38.7%
-
Drejtoria për Urbanizëm, Kadastër dhe Mjedis 28.0%
-
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik (Leje për ushtrim të veprimtarisë) 8.2%
-
Drejtoria e Administratës 4.1%
-
Drejtoria për Shërbimeve Publike (Gjobat në trafik) 3.8%
-
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale 3.7%
-
Drejtoria e Administratës (Regjistrimi i automjeteve) 3.2%
-
Të hyra të tjera 10.3%