REAGIM NDAJ SHKRIMIT DENIGRUES TË KËSHILLTARES SË LVV-SË NË VITI, LIRIDONA BISLIMI NDAJ HUMANITETIT

Këshilltarja Komunale nga subjekti Vetëvendosje, Qendra në Viti, Liridona Bislimi sot në rrjetet sociale ka dalë me një shkrim duke dashur të kritikoj anën humanitare të Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Ajo këtu ka shpërfaqur identitetin e vet pa dinjitet, pa humanitet dhe pandjenja për njerëzit në nevojë. Ajo në kushte normale ka qenë dashur ta falënderoj kryetarin Haliti dhe shoqatat humanitare e sidomos shoqatën “Vitia” me seli në Gjenevë të Zvicrës, ku kryetari ishte kreator i organizimit të diasporës së mrekullueshme të Vitisë e cila jo vetëm me rastin e ndërrimeve të motmoteve por edhe në raste të tjera ka qenë në koordinim me institucionet komunale që të ndihmojnë njerëzit në nevojë. Bashkatdhetarët tanë janë kontribuues të pandërprerë edhe në ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë. Ja kujtojmë znj. Bislimi se bashkatdhetarët ishin ata që financuan sistemin paralel të funksionimit të shtetit të Kosovës, financuan luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ( UÇK). Ata edhe sot po ndihmojnë pandërprerë edhe në zhvillimin e shtetit jo vetëm në sferën sociale por në të gjitha veprimtarit tjera. E nderuara znj. Bislimi duam të ju kujtojmë se para disa ditëve janë shpërndarë 250 pako ndihma ku lista e përfituesve e kanë bërë Këshillat e Fshatrave në koordinim me Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Edhe ky aksion humanitar dhe ata të viteve paraprake janë bërë në koordinim të plotë me Këshillat e Fshatrave. Falë koordinimit të mirë të kryetarit Haliti dhe bashkatdhetarëve tanë Vitia e lënë dikur pas dore sot i lakmojnë të gjitha komunat e Kosovës. Këto suksese e nderuara znj. Bislimi të kryetarit Haliti me bashkatdhetarë i pengojnë vetëm atyre që u përzunë para 21 vite dhe njerëzve të cilët kurrë asgjë nuk kanë bërë për komunën tonë. E nderuara znj. Bislimi në qoftë se ky shkrim ka dalë nga mendja juaj kërkoj që të kthjelloheni. Por nëse ky është mendim i tjetërkujt e ti ke rënë preh e këtij vlerësimi të ulët, atëherë kërkojmë që të distancoheni nga këto shkrime dhe dezinformata dhe fillo të përmirësohesh sepse do të shërben shumë në jetën e përditshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …