Thaçi - Borell

Thaçi: Kosova po trajtohet padrejtësisht, ka implementuar të gjitha kriteret dhe ende nuk ka ndodhur liberalizimi

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi tha se vizita e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian Josep Borrell në Kosovë tregon rritje e vëmendjes së BE-së Kosovën. Thaçi pas takimit me Borrell tha se  orientimi strategjik i Kosovës është i qartë se do të punojë më fuqishëm në NATO. Kosova sipas kryetarit është duke punuar  në reforma,  në ekonominë, politikë dhe në kryerjen e obligimeve që ka në krijimin e paqes. “Por kërkohet besim i ndërsjellët dhe vlerësim i të gjitha palëve. Për  fat të keq në veçanti sa i takon liberalizimit të vizave Kosova është trajtuar padrejtësisht, pasi që ka implementuar të gjitha kriteret prandaj shpreh zhgënjimin e qytetarëve dhe institucioneve për këtë çështje. Në veçanti kur kemi parasysh se kemi të bëjmë më një vlerësim të standardeve të tjera në rajon ku disa prej tyre kanë problem më sundim të ligjit, demokracisë dhe trajtohen më të afirmuar sesa Kosova.  Bashkimi Evropian  ka bërë një gabim strategjik për mos liberalizimin e vizave për Kosovën dhe ky diskriminim është i padrejtë se po e pengon të ardhmen evropiane”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …