Albin Kurti: Në takim me z. Borell pohova se dialogu i lehtësuar nga BE-ja duhet të rishikohet dhe të rivlerësohet

Albin Kurti: Në takim me z. Borell pohova se dialogu i lehtësuar nga BE-ja duhet të rishikohet dhe të rivlerësohet

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë me dije se në takimin që sot ka zhvilluar me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka deklaruar se dialogu Kosovë-Serbi i lehtësuar nga Bashkimi Evropian duhet të rishikohet dhe të rivlerësohet. Kurti ka shkruar se BE-ja është një forcë e domosdoshme për të ardhmen e rajonit. Pata një diskutim i frytshëm sot me përfaqësuesin e BE-së, Josep Borrell në vizitën e tij të parë në Kosovë. Unë pohova se dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian duhet të rishikohet dhe të rivlerësohet. BE është një forcë për të mirë dhe mbetet e domosdoshme për të ardhmen e rajonit”, ka shkruar Kurti, i cili tanimë sintagmën dialogu i ndërmjetësuar apo i kushtëzuar nga Bashkimi Evropian e ka zëvendësuar me “dialog të  lehtësuar”.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj: Kurti ka legalizuar varfërinë dhe po e thellon atë me zgjedhje të reja

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ashpër ndaj ish-kryeministrit Albin Kurti, …