Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Rahovec njofton për organizimin e turnirit për nderë të 17 shkurtit

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Rahovecit, në bashkëpunim me OVL-UÇK-Dega Rahovec, SHL-Kosova dhe Shoqatën e Pedagogë të Kulturës Fizike, organizojnë turnir në futboll të vogël për nder të 17 shkurtit-Ditës së shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

RREGULLAT E TURNIRIT:

Të gjithë kanë të drejtë pjesëmarrje në këtë turnir, i cili fillon më 03.02.2020 në ora 18:00 në Palestrën Sportive ‘’Mizahir Isma’’ në Rahovec.

Të gjithë të interesuarit mund të paraqiten në Zyrën e Sektorit të Sportit deri më datë: 03.02.2020 dhe shorti do të hidhet po në këtë datë, nga ora 15:00.

Ekipi përbëhet maksimum nga dhjetë (10 lojtarë)

Pagesa për ekip është pesëmbëdhjetë (15 euro)

Loja zhvillohet në sistemin  4 + 1

Sistemi i turneut është me eliminim direkt.

SHPËRBLIMET PËR TRE EKIPET MË TË MIRA

   VENDI PARË: 300 €

   Vendi dytë:   200 €

   Vendi tretë: 100  €

Finalja do të zhvillohet më datën 17 shkurt – ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ndërkaq për hollësi tjera rreth turnirit do të njoftoheni te zyrtari në Palestrën Sportive ‘’Mizahir Isma’’ ose numër te tel:  044 – 242/926. 044- 834/474. Turniri mbahet më herët për shkak të organizimit të Kupës së Kosovës në Palestër, ndërsa finalja do të mbahet më 17 shkurt, nga ora 18:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …