Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Skënder Hyseni në RUBIKON të KTV-së ka pasur kritika të shumta kundrejt Vetëvendosjes dhe kreut të saj Albin Kurti, mandatarit për kryeministër të Kosovës. Sipas tij Vetëvendosje po synon të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ai ka shtuar se Vetëvendosje nuk e ka problem punën e kryekuvendarit, derisa thotë se LDK-ja nuk është aspak përgjegjëse për situatën e krijuar. Hyseni thotë se Vetëvendosje nuk ka mundur të propozojë një kandidat nga LDK-ja, pasi nuk kishte marrëveshje. Sipas tij Vetëvendosje ka demonstruar me çdo veprim se nuk synon partneritet në koalicion me LDK-në, por e sheh si kundërshtare politike. Hyseni thotë se Vetëvendosje mund t’i ketë 50 propozime, por secili ka qenë më i keq se tjetri.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …