Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka deklaruar sot nuk do të votojnë asnjë Qeveri të hënën kur edhe është caktuar për zgjedhjen e Qeverisë. Haradinaj tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të përfshihet në ndonjë marrëveshje politike, por do të qëndrojë në opozitë. Megjithatë kryeministri në detyrë nuk mund të thotë nëse do të ketë një qeveri të pakicës. Ai tha se nuk mund të paragjykojë se si do të shkojë seanca e së hënës për formimin e ekzekutivit. Haradinaj është deklaruar njëjtë edhe në Pestovë të Vushtrrisë ku u pyet nga gazetarët nëse deputetët e AAK-së do ta votojnë Qeverinë me të nominuarin për kryeministër Albin Kurti. Ai përsërit se nuk janë pjesë e ndonjë marrëveshje me partinë e Kurtit për Qeveri të re.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …