Në Gjakovë sot u përkujtuan dëshmorët e kombit Fatmir Kërleshi e Xhevat Hoxha të cilët para 30 vitesh ranë në demonstratat e dimrit të vitit 1990, në afërsi të parkut që tashmë quhet “Parku i Lirisë” në lagjen “Gecë”. Ata u rreshtuan mes prijatarëve të parë të lirisë së Kosovës të cilët me guximin dhe trimërinë e tyre ju kundërvunë haptas shtypjes dhe hegjemonizmit sllav. Në nderim të veprës së dy dëshmorëve sot janë bërë homazhe në varrezat e qytetit të Gjakovës, ndërsa në orën 12:00 u bë zbulimi i pllakës përkujtimore pranë vendit të rënies.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …