Me aktivitete tematike e përkujtimore ashtu sikur në çdo përvjetor edhe sot në shumë vende të Kosovës u përkujtuar dëshmorët e parë të UÇK-së: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit 1997, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, kur hasën në pritën e vënë nga forcat pushtuese serbe në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë. Zahir Pajaziti ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe një ndër komandantët më të shquar të saj. Sot te shtatorja e Zahir Pajazitit, në Prishënë, kanë bënë homazhe krerët më të lartë të vendit. Homazhe u bënë edhe pranë shtatores së heroit Edmond Hoxha në Junik. Homazhe u mbajtën edhe në vendin e rënies, në Pestovë të Vushtrrisë.
Nesër nën përkujdesjen e kryetarit të Junikut Agron Kuçi dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, organizohet turneu tradicional “Kupa e Qyteteve
Nesër nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Junikut Agron Kuçi dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, organizohet turneu tradicional “Kupa e Qyteteve” në nderim të jetës dhe veprës së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu me moton, “Nuk ka vdekje më të bukur se sa të vdesësh për atdhe dhe të mbulohesh me flamur”. Nesër në orën 11:00 mbahet turneu Tradicional“ Kupa e Qyteteve”-Palestra Ereniku në Junik. Kurse sot u bënë homazhe pranë shtatores së heroit Edmond Hoxha në Junik. Pastaj homazhe u bënë edhe pranë shtatores së heroit, Zahir Pajaziti në Prishtinë. Homazhe u mbajtën edhe në vendin e rënies, në Pestovë të Vushtrrisë.